Caktohet data kur do të dalin para Gjykatës së Apelit aktivistët e dënuar të VV-së

Kronika January 30, 2018 - 11:35

Gjykata e Apelit me urgjencë ka caktuar seancën gjyqësore ku do trajtohen ankesat ndaj vendimit për aktivistët e Vetëvendosjes të akuzuar për sulmin në kuvend.

KALLXO.com mëson se seanca është caktuar me datën 22 shkurt vetëm dy muaj pasi Gjykata Themelore e Prishtinës nxori aktgjykimin e saj të shkruar lidhur me këtë rast.

Me aktgjykimin e gjykatës themelore Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë, ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

Ata janë shpallur fajtorë në akuzën për sulmin në Kuvend dhe janë dënuar me një total prej 21 vjet e 6 muaj burg.