Në Drenas gjendet një mjet i pashpërthyer

Kronika January 27, 2018 - 14:18

Në Terstenik, të Drenasit është gjendur një mjet shpërthyes, i cili me daljen në vend të ngjarjes të KFOR-it dhe FSK-së është deminuar, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, transmeton “Zeri.info”

Lajmërimi për  gjetjen e këtij mjeti të pashpërthyer, ka ardhur nga një banor i këtij fshati.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në territorin e Kosovës kanë mbetur një numër i konsiderueshëm i mjeteve shpërthyese ku disa prej tyre janë deminuar, ndërsa në disa vende ende nuk janë eliminuar në tërësi, shkruan tutje “Zeri.info” /ZERI