Grabitje e armatosur në një argjendari në Prishtinë

Kronika January 23, 2018 - 19:13

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen e armatosur.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë ka thënë për Indeksonline se rreth orës 18:00 policia ka pranuar informacionin për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë .

“Rasti ka ndodhur në një argjendari ku nën kërcënimin e armëve persona të dyshuar kanë grabitur  një sasi të arit. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka deklaruar Ahmeti.

Një grabitje e argjendarisë ka ndodhur rreth orës 18 e 30 minuta në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Persona të panjohur kanë hyrë brenda në lokal ku kanë marrë ari me veti dhe të njëjtit kanë ikur në drejtim të panjohur, raporton Indeksonline.

Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Aktualisht nuk ka asnjë informacion për identifikimin e të dyshuarve derisa të gjitha njësitet përkatëse të policisë po hetojnë rastin.