Dy të arrestuar në Prishtinë, iu gjetën 4 qese me substanca narkotike

Kronika January 23, 2018 - 10:22

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar 4 qese me substancë të dyshuar narkotike.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.