Aksioni kundër drogave në shkolla, arrestohen 26 persona

Kronika January 22, 2018 - 16:37

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur që në zbatim të urdhrit operativ “Stop drogave në shkolla” gjatë një jave (prej datës 15.01.2018 e deri më 21.01.2018), në tërë territorin e Kosovës, ka realizuar patrullime dhe vizita në shkolla dhe rreth tyre, duke zhvilluar ligjërata, si dhe duke arrestuar persona të dyshuar pas konfiskimit të lëndëve narkotike.

Gjithësej , gjatë kësaj periudhe njëjavore Policia e Kosovës ka zhvilluar këto aktivitete:

–   Janë realizuar 746 vizita dhe kontakte me personel të shkollave,

–   Janë realizuar 1205 patrullime rreth shkollave,

–   Janë kontrolluar 1228 persona,

–   Janë kontrolluar 593  vetura,

–   Janë kontrolluar 37  lokale,

–   Janë mbajtur 8 ligjërata në shkolla të ndryshme,

–   Gjatë kësaj periudha janë iniciuar 17 raste dhe janë arrestuar  26 persona të dyshuar,

–   Janë konfiskuar 62.44 gramë marihuanë, 0.5 gram kokainë dhe një armë. 

Policia e Kosovës bën të ditur që ajo mbetet e përkushtuar në luftimin e cdo aktiviteti që bie ndesh me ligjet  e vendit, duke përfshirë luftën e pakompromis kundër përdorimit të narkotikëve, me theks të veqantë në objektet shkollore dhe rreth tyre.