Aksident i rëndë në Gjilan, ka të vdekur

Kronika January 20, 2018 - 23:00

Në fshatin Kmetoc, një person ka humbur jetën pasi vetura e tij ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Një veturë golf 2, për shkak të kushteve atmosferike ka goditur shtyllat anësore të një ure. Pastaj, shoferi ka marrë lëndime trupore, dhe më pas ka vdekur në spital.

Ndërkohë gjatë ditës një autobote me karburante është rrokullisur në rrugën mes Llabjanit dhe Parallovës, së Gjilanit. Shoferi i autobotës është lënduar, derisa rruga është bllokuar për disa orë, njofton Klan Kosova.