Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për sulmuesin e vëllait të Rexhep Selimit

Kronika January 20, 2018 - 22:14

Prokuroria e Shtetit ka dorëzuar në gjykatën e Prishtinës kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për personin e dyshuar për sulmin ndaj Islam Selimit.

Lajmi është konfirmuar nga kryeprokurori Imer Beka.

“Kërkesa është dorëzuar, ndërsa tash gjykata ka një afat kohor brenda të cilit duhet të vendos”, ka thënë Beka raporton kallxo.com.

Islam Selimi vëllai i deputetit Rexhep Selimi u plagos mbrëmë në një incident në Komoran te Drenasit.

Mësohet se Xhevat Nuha në vazhdimësi ka marrë mesazhe kërcënuese nga vëllai i Rexhep Selimit, Islami.