Lirohen autobusët e bllokuar në Brezovicë nisen drejt Gjakovës

Kronika January 20, 2018 - 21:27

Pas situatës së krijuar në Brezovicë ku ka rrëshqitur një autobus me nxënës, komandanti i policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka bërë me dije që të gjithë autobusët tahsmë janë duke lëvizur në drejtim të Gjakovës.

“Te nderuar qytetar te Gjakoves, ju prinder qe keni femijet tuaj ne Brezovice.

Sapo mora konfirmimin zyrtar se te gjithe autobuset tashme jan duke levizur ne drejtim te Gjakoves, por per shkak te bores levizja eshte ngadalsuar por e kujdeseshme”, ka shkruar Gjokaj në Facebook.