Lëndohen dy këmbësore gjatë një aksidenti në Prishtinë

Kronika January 20, 2018 - 18:31

Nga aksidentin që ka ndodhur në rrugën 'Haxhi Zeka' në Prishtinë për të cilin më herët ka raportuar Zëri.Info janë lenduar dy këmbësor.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila tha se të në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

LEXO EDHE: http://zeri.info/kronika/182390/aksident-i-rende-ne-prishtine-bllokohet-rruga/

“Sot rreth orës 16:00, policia e Kosovës ka pranuar informatë se në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe dy këmbësorë.

Lëndimet kanë pësuar këmbësorët B.B (femër) e vitit 1980 dhe E.B (femër) e vitit 1986. Të njëjtat janë dërgyar për tretman mjekësor në QKUK”.

Image

Image