Kapet shqiptari me kokainë me vlerë mbi 1 milion euro

Kronika January 20, 2018 - 18:09

7 kilogramë kokainë e pastër, me vlerë mbi 1 milionë euro, u sekuestruan nga policia rrugore e Modenës.

Një shqiptar 34-vjeçar, rezident në Trevizo, u arrestua në flagrancë teksa udhëtonte drejt Bolonjës me makinën e nënës së tij.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur besohet se kishte vetëm rolin e transportuesit të kokainës. Gjurmimi nisi kur u identifikua se makina kishte gjoba të papaguara. Gjatë kontrollit policët konstatuan se tapetet e makinës kishin një shtresë të dyfishtë. Nervozizmi i drejtuesit të mjetit bëri që polica të dyshojë.

Për zbulimin e lëndës narkotike u përdor edhe një sondë me kamera. Kontrolli zbuloi 7 pako me lëndë narkotike. Ato ishin ambalazhuar dhe mbanin të stampuar një peshk të kuq. Një shenjë që mund të ndihmojë hetuesit për të identifikuar origjinën e lëndës narkotike.