Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit që plagosi vëllain e Rexhep Selimit

Kronika January 20, 2018 - 13:47

Policia këtë rast e ka cilësuar si tentim vrasje.

Nga ky rast është plagosur Islam Selimi  vëllai i deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi, ndërsa që atë e ka plagosur Xhevat Nuha.

“Është arrestuar  dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin  e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rasti. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftim