Vdes një i burgosur në Dubravë

Kronika January 19, 2018 - 18:24

Një i burgosur në Burgun e Dubravës sot ka ndërruar jetë.

Burimet e Indeksonline brenda Qendrës Korrektuese kanë thënë se i njëjti kishte bërë kërkesë së fundi për lirim pasi me shëndet nuk ndihej mirë, ndërsa sot ai është gjetur pa shenja jete.

Indeksonline ka tentuar të marr informacione zyrtare brenda kësaj qendre, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të gatshëm të flasin për media.

Mësohet se personi që ka ndërruar jetë në Burgun e Dubravës është V. Kuqi.