Kronika

Për 15 ditë, ja sa gjoba i shqiptoi Policia

Për 15 ditë, ja sa gjoba i shqiptoi Policia
19 janar 2018 • 16 : 19 Foto: Laura Hasani

 

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media thotë se me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna për organin kundërvajtës/Policinë.

Sipas njoftimit, në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 16.01.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Në të kundërtën, Policia e Kosovës, thotë se edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore. 

Image

 

© zëri.info