Para të falsifikuara dalin nga bankomati në Kosovë

Kronika January 19, 2018 - 12:47


Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë është raportuar për një rast të monedhës së dyshuar të falsifikuar.

Ankuesi i gjinisë mashkullore, punëtor në një filial bankar, ka raportuar se gjatë zbrazjes së një bankomati ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro e që dyshohet të jetë e falsifikuar.