Gruaja e malazezit e ndihmon kosovarin t'i vrasë bashkëshortin

Kronika January 19, 2018 - 09:53

Në fshatin Ilino në Mal të Zi, është arrestuar nga policia kosovari Valton Duraj, i cili po dyshohet se ka tentuar ta vrasë Nusret Malik Liqin, 41-vjeçar. Mirëpo, policia ka arrestuar edhe bashkëshorten e viktimës, pasi dyshohet se ajo e ka ndihmuar kosovarin për këtë vrasje në tentativë.

Sipas medias malazeze “vijesti.me”, thuhet se Nusret Liqin, është plagosur të enjten mbrëma nga disa të shtëna me armë zjarri që ndodhën në zonën e Barit, qytet në Mal të Zi, saktësisht në fshatin Ilino.

Kjo media thotë se Valton Duraj është shtetas i Kosovë  dhe është arrestuar nga policia malazeze, dyshohet se ka tentuar ta vrasë malazezin, me ndihmën e bashkëshortes së tij, Sabiha Liqin, transmeton Gazeta Express.

Sipas lajmit, një burrë me një kapuç në kokë hyri në shtëpinë e viktimës dhe ka shtënë me armë zjarri disa herë.

Plumbat kanë goditur Nusret Liqin, por sipas mjekëve, ai tani është jashtë rrezikut për jetë.