Eksperti serb i sigurisë: Vetëm shërbimi inteligjent serb e gjen vrasësin e Ivanoviqit

Kronika January 18, 2018 - 17:51

Eksperti i serb i sigurisë, Dzevad Galijaseviq beson se vetëm Serbia mund të vijë deri tek e vërteta për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ai tha se hetimi i Thaçit, Haradinajt apo Kadri Veselit nuk mund të japë aq rezultate, sa mund të japë Serbia në këtë rast.

Dalijaseviq ka thënë për median serbe Tanjug se vetëm shërbimet serbe të sigurisë dhe inteligjencës, si BIA ose Siguria Ushtarake, mund të zbulojnë informacione të rëndësishme në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq, transmeton Express.

“Hetimi nga shteti i Serbisë do të japë më shumë rezultate se sa ai i Thaçit, Haradinajt, apo Kadri Veselit”, ka thënë eksperti i sigurisë.

Oliver Ivanoviq u vra në veri të Mitrovicës mëngjesin e së martës, para selisë së partisë së tij. Varrimi i tij, me kërkesë të familjes, është bërë sot në Beograd.