Ende pa të dyshuar për rastin Ivanonivq

Kronika January 18, 2018 - 13:20

Pavarsisht se kanë kaluar 3 ditë që nga vrasja e dyshimt e politikanit serb, Oliver Ivanoviqit, i cili u vra të martën para selisë se partisë që ai drejtonte, ende nuk ka të dyshuar nga Policia e Kosovës, të paktën kështu bëri të ditur për Zërin Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, raporton "Zeri.info".

Hoti në një prononcim për Zërin ka thënë  se hetimet intensive po vazhdojnë, dhe ekipet po punojnë vazhdimisht për këtë rast.

“Është në vazhdim e sipër, është kjo procedurë në vazhdim e sipër, hetuesit policor po punojnë pandërprerë me marrjen e deklaratave të ndryshme, po mbledhin fakte dhe po bëjnë përpunimin e të dhënave që kanë. Ata janë duke punuar intensivisht”, ka thënë Hoti.

Ndërsa i pyetur se a ka ende të dyshuar për këtë rast, ai ka thënë se deri më tani nuk ka.

“Nuk kemi të dyshuar ende deri në këtë fazë, hetuesit nuk kanë publikuar ende diqka që mund të jetë në interes për publikun”, ka theksuar Hoti./ZERI