Gjendet i vdekur një burrë në Ferizaj

Kronika January 18, 2018 - 11:25

Në fshatin Papaz të Ferizajt të mërkurën rreth orës 14:00 një burrë është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij.

Policia njofton se njësitet e tyre kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës, përcjell Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.