Aktakuzë për fajde për nipin e Sali Mekajt

Kronika January 18, 2018 - 11:14

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit Asdren Mekaj, për shkak të kryerjes së veprës penale “Detyrim” lidhur me veprën penale “Shantazhi”

Sipas aktakuzës, vepra penale është kryer në atë mënyrë që i pandehuri gjatë periudhës së gjatë kohore, nga viti 2010 deri në fund të vitit 2013, ka përdorur shantazhe dhe kërcënime të rënda, personalisht si dhe përmes personave të tjerë të armatosur që ta detyrojnë të dëmtuarin P.G. që t’i japë të holla të gatshme dhe t’i blejë vetura të shtrenjta, sipas kushteve të cilat i pandehuri vetë i ka caktuar.

“Në këtë mënyrë i ka sjellë vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime, i pandehuri A.M. ka kryer veprat penale. Vlen të theksohet se ky rast është i ndërlidhur me rastin e fajdeve kundër të akuzuarve nga familja Kqira.