17 persona të arrestuar dje në Kosovë

Kronika January 18, 2018 - 09:20

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arritur të arrestoi gjithsej 17 persona për vepra dhe incidente të ndryshme.

Të dhënat e fundit që vijnë nga Policia tregojnë se arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit dhe se për të njëjtat është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me urdhrin e këtij të fundit, 10 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrat e mbajtjes derisa shtatë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.