Goditet një këmbësor me veturë në Vushtrri

Kronika January 17, 2018 - 10:37

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bukosh të Vushtrrisë është aksidentuar një këmbësor nga një veturë në lëvizje, transmeton Zeri.info.

“Në fshtin Bukosh të Vushtrrisë i dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia, ka shtuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull K/Shqiptar këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rasti në konsultim me prokurorin, vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Zeri.