Kronika

Rasti i vrasjes së Donjeta Pajazitajt: Para Gjykatës dalin dëshmitarë të rinjë

Rasti i vrasjes së Donjeta Pajazitajt: Para Gjykatës dalin dëshmitarë të rinjë
17 janar 2018 • 10 : 18

Tre dëshmitarë u propozuan të dëshmojnë në gjykimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Një polic hetues dhe dy ekspertë nga mjekësia ligjore dhe mikrobiologjia u propozuan të dëgjohen në cilësinë e dëshmitarëve nga Gëzim Kollçaku, avokat i të akuzuarit, Naser Pajazitaj.

Avokati i të akuzuarit Naser Pajazitaj, Gëzim Kollçaku, gjatë seancës se sotme propozoi të dëgjohet si dëshmitar në ketë shqyrtim gjyqësor, policin hetues Albert Muja.

Sipas tij, në shkresa të lëndës se këtij rasti janë 6 raporte të papërfunduara dhe për ketë arsye avokati Kollçaku propozoi policin hetues të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit.

Po ashtu, avokati i të akuzuarit, propozoi edhe dy dëshmitarë ekspert si dëshmitarë në gjykimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Ekspertet nga mjekësia ligjore dhe mikrobiologjia u propozuan të japin dëshmitë rreth gjetjeve në trupin e pajetë të Donjeta Pajazitajt.

Trupi gjykues e aprovoi propozimin e avokatit Kollçaku, meqenëse as prokuroria e rastit Valbona Disha- Haxhosaj nuk ishte kundër.

Gjatë seancës se sotme në cilësinë e dëshmitarit duhej të dëshmonin vajza e të akuzuarit, Arjeta Ukaj dhe dëshmitarja Teuta Avimetaj. As njëra nga dëshmitaret nuk ishte prezent gjatë seancës se sotme.

Sylë Lokaj, kryetar i trupit gjykues, tha së Policia e Kosovës e ka njoftuar se të dy dëshmitarët jetojnë jashtë vendit.

Përkundër mungesës se tyre, palët u pajtuan që gjatë seancës të lexohen deklarata e dhëna paraprakisht në polici dhe prokurori.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me 26 shkurt të këtij viti.

Për vrasjen e Donjeta Pajazitajt nga Strellci i Deçanit, po gjykohet kushëriri i saj, Naser Pajazitaj.

Para se të gjendet e vdekur në bjeshkët e Strellcit, Donjeta Pajazitaj për disa javë me radhë ishte shpallur e zhdukur.

Vrasja e Donjeta Pajazitajt kishte tronditur opinionin publik, me ç’rast pati disa herë marshe paqësore në kërkim të drejtësisë.

© zëri.info