Aksident i rëndë mes 4 makinave në Prishtinë, ka të lënduar

Kronika January 16, 2018 - 21:30

Një person ka mbetur i lënduar gjatë aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së martës, mes katër veturave në Prishtinë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:30, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë të përfshira katër vetura.

Sipas informacioneve të parë, në këtë aksident ka pësuar lëndime një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Nga ky aksident është dëmtuar edhe dera e hyrjes së një objekti që gjendet në rrugën e sipërshënuar”.