Kjo është vetura e djegur që dyshohet se u vra Oliver Ivanoviç

Kronika January 16, 2018 - 11:19

Pas vrasjes së liderit të partisë serbe SDP, Oliver Ivanoviq, në mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, është gjetur një veturë e djegur, nga e cila dyshohet se është shtënë në drejtim të tij.

Vetura e djegur është gjetur nga Policia e Kosovës në Zveçan të Vogël.

Për më tepër, lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq është qëlluar me armë zjarri në mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

Sipas mediave në Serbi, vrasësi kishte kapuç dhe qëlloi në Ivanovic’in nga pistoleta me shurdhues, e më pas e dogji veturën me të cilën u arratis.

Ivanovic është sulmuar nga një veturë në lëvizje dhe nga plagët e marra ai ka vdekur.

Në spital mjekët ende nuk kanë dalë me konstatim zyrtar, mirëpo hetuesit e rastit kanë thënë se Oliver Ivanoviq ka vdekur.

Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka thënë për Insajderin se Ivanoviq është sulmuar me armë zjarri sot në veri të Mitrovicës./Insajderi

Image