Shtie me armë në drejtim të policisë

Kronika January 16, 2018 - 11:01

Në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë dje rreth orës 13:40 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti sipas Policisë gjatë tentimit të arrestimit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, raporton zëri.info.

Aty më tutje thuhet se zyrtarët policorë i janë kundërpërgjigjur me zjarr, gjatë te shtënave nuk është lënduar askush.

Sipas Policisë tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike, kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton zëri.info /Zëri