Dy vdekje të dyshimta në Kosovë

Kronika January 16, 2018 - 10:26

Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Në fshatin Dobratin të Graçanicë, raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull K/Serb. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, në shatin Llugaxhi të Lipjanit është raportuar se viktima femër K/Shqiptare është sjellë pa shenja jete në emergjencën e Lipjanit.

Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të dy vdekjet janë klasifikuar si të dyshimta nga ana e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/