Tentim vrasje në Viti

Kronika January 15, 2018 - 09:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Vitia ka gjuajtur me armë në drejtim të një personi tjetër, gjatë një kacafytje transmeton Zeri.info.

"Një person nga Vitia, ka raportuar se gjatë kacafytjes me të dyshuarin mashkull  i njëjti ka shtënë me armë zjarri ne drejtim të tij mirëpo nuk e ka qëlluar. Në vendin e ngjarje njoftohet të kenë dalë njësitet përkatëse përderisa i dyshuari gjendet në arrati, thuhet në raportin e policisë./Zeri.