Detaje të reja nga aksidenti me fatalitet në qendër të Prishtinës

Kronika January 15, 2018 - 09:06

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në rrugën "Eqrem Çabej".

Si pasojë e këtij aksidenti katër të tjerë kanë mbetur të lënduar, njofton Klan Kosova.

“Rreth orës 02:00 në kryqëzimin e rrugëve “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Çabej”, një burrë i lindur në vitin 1979 ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes dy veturave”, ka thënë zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, ka shtuar ajo.

“Personi që dyshohet se ka shkaktuar këtë aksident është arrestuar nga policia”, ka pohuar Ahmeti më tej.