Shpërthim me tritol në Fushë-Krujë

Kronika January 15, 2018 - 08:03

Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër vetëm dy ditë më parë, një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur në lagjen “Kastriot” në rrugën nacionale Fushë-Krujë-Krujë.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur, se është vendosur një sasi tritoli mbrëmjen e djeshme në dyqanin e detergjenteve që përket E.Xh.

Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, çka ka bërë të ketë dëme të mëdha materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve, ndërsa Gazeta Express mëson se nuk është hera e parë që në këtë dyqan ndodh shpërthim me tritol, pasi edhe 2 muaj më parë i është vendosur lënë eksplozive.