Gjykata e Apelit lë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri

Kronika January 12, 2018 - 13:58

As gjykata e Apelit nuk e ka ndryshuar masën e sigurosë për ish-gjyqtarin, Shkëlqim Miri. 

Sipas ekspertëve mjekoligjorë, Shkëlqim Mirit, nuk i rrezikohet jeta në paraburgim, siç pretendonte avokati mbrojtës.

Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore

46-vjeçari u arrestua më 9 nëntor 2017 pasi dyshohet se ka marrë rryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor ndaj shtetasit Gentian Doda. /albeu.com/