Policia arreston tetë persona për grabitje me armë

Kronika January 12, 2018 - 10:04

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona të dyshuar për një grabitje me armë që ka ndodhur më 03.01.2018 në rrugën Ferizaj-Gjilan.

Sipas njoftimit të policisë më urdhër të Gjykatës Themelore Gjilan, janë bastisur disa lokacione, ku përveç të arrestuarave janë gjetur dhe konfiskuar edhe armë zjarri.

“Rr. Ferizajt, Gjilan, më 03.01.2018-02:00. Në lidhje me rastin raportohet se me 11.01.2018 me urdhër të Gjykatës Themelore Gjilan, janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Si prova materiale janë sekuestruar tri pistoleta, dy karikator të AK-47, tetë fishekë cal-7.65 mm, një gëzhojë, tri thika, një shufër metalike dhe një xhemper”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, dy janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në vuajtje të dënimit për një urdhëresë paraprake nga gjykata.