Policia vazhdon me masat e rrepta, mbi 1 mijë tiketa për 24 orë

Kronika January 12, 2018 - 10:00

Kohëve të fundit numri i gjobave të shqiptuara nga ana e policisë është rritur dukshëm.

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 61 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Në këtë periudhë, policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 25 pa lëndime, shkruan Indeksonline.

Në këtë periudhë janë arrestuar 33 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe 12 në vuajtje të dënimit.