Vetplagoset një person në Prishtinë

Kronika January 12, 2018 - 09:52

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është vetplagosur më armë zjarri në rrugën “28 nëntori” në Prishtinë, transmeton Zeri.info.

Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishek.

Sipas tyre, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Zeri.