Policia jep detaje për vdekjen e 14-vjeçarit në Suharekë

Kronika January 12, 2018 - 08:34

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 14 vjeçarit në Suharekë. Sipas policisë lëndime ka pasur edhe prindi i fëmijës, transmeton Zeri.info.

Rreth orës 14:50 minuta, një katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor të llojit Internacional 633 nga drejtimi i Malishevës për Duhël, tek kyçja e Lagjes së Bajraktarëve e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur.

Ndërkaq, sipas mjekëve të Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, thuhet se viktima nga kalimtar rasti kishte arritur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues të trafikut rajonal me eprorë përgjegjës dhe prokurori i shtetit. Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi./Zeri.