16-vjeçarja shqiptare zbulon ngacmimin seksual nga daja

Kronika January 11, 2018 - 15:39

Është raportuar jo rrallë për raste të ngacmimeve seksuale në shoqërinë tonë të bëra në vendet e punës, shkolla, objekte shtetërore, por rrallë në familje.

Por, një 16-vjeçare shqiptare nuk ka duruar më.

R.K., në grupin “feminizmi shqiptar” në Facebook, ka zbuluar detaje shokuese se si është ngacmuar nga daja i saj.

“Jam 16 vjece u shokova kur hap fejsbukun mbrem nga ora 20:56 u habita,shoh pastaj që kishte shkruare dhe gruaja e tij qe i dilte për mbrojtje jo na kanë vjedhur fejsbukun jo keshtu po ashtu”, ka zbuluar ajo.

Me vone, asaj iu sugjerua që këto mesazhe t’ua tregojë familjarëve të saj, ku ajo pohoi se e ka bërë këtë gjë.

“Ia tregova mamit po qante ,u shokua dhe kam frikë t'i them babit se kalon ne skandal. Nxjerrin pretekse tani qe na kane vjedhur fejsbukun nuk ka shac pse tani u vodh fejsbuku atyre kur me fyejten mua. Me shkruajti gruaja e tij nuk me la t'i shojegoja jo me fal jo keshtu po ashtu. O i thashe nuk dua falje, kerkoj falje Zotit. Nxirrte pretekse kot, une pese dite kam sepse prej nje muaje rrija ne nje organizat ne Tiranë per fat te keq te disa problemeve qe kisha mu desh te kthehesha ne banese. U shokova mbrëm direkt ia thashe mamit, po me njerez injoranta si pune ketij pedofili nuk merresh dot vesh sepse ndikon padituria dhe mungesa e dijes”, potencoi e mitura.

E mitura ka zbuluar në fund se rastin e ka denoncuar në polici.

Gazeta Expres ju sjell më poshtë fotot e bisedës të publikuara në Facebook.