Në një shtëpi në Istog gjenden kallash e plotë fishekë

Kronika January 11, 2018 - 11:02

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Prigodë të Istogut është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe sekuestruar një kallash me tre karikatorë dhe 61 copë fishekë, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe sekuestruar një AK-47 me tre karikatorë dhe 61 copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në komunikatë./Zeri.