Identifikohen vjedhësit e dyqaneve në rajonin e Prizren

Kronika January 11, 2018 - 09:55

Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren, në bashkëpunim me homologët e tyre nga Ferizaj, Shtimja dhe Shtërpaca kanë arritur t’i zbardhin disa raste të vjedhjeve që patën ndodhur në rajonin e Zhupës dhe në Prevallë me ç’ rast ishin thyer objekte biznesi për përfitime të kundërligjshme, njofton Klan Kosova.

Këto vjedhje dyshohen se janë kryer nga grupi i përbërë nga katër të dyshuar të cilët kanë operuar me një automjet të llojit “Opell Meriva” i huazuar nga një “Rent A-Car”.

Të dyshuarit tanimë ndodhën nën arrest për raste që janë nën hetim nga stacionet e përmendura, njofton Klan Kosova.