Kjo është gruaja që u hedh nga kati i katërt në QKUK

Kronika January 06, 2018 - 12:46

Blerinë Sejdiu- Hodolli, është gruaja që dje ndërroi jetë në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vdekja e saj ka ardhur si pasojë e lëndimeve të shumëfishta që ka marrë.

Ajo ishte hedhur nga kati i katërt i klinikës përkatëse, shkruan Indeksonline.

“Indeksonline” sot raportoi për identitetin e kësaj viktime.

Ndërsa, familjarët e të ndjerës kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit te hekurudha në Podujevë.

Hodolli do të varroset sot në ora 16:00.

Ndryshe, Policia e Kosovës këtë rast e ka hapur në hetime duke e cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Image

Image