Policia jep detaje për vetëvrasjen e lehonisë në QKUK

Kronika January 06, 2018 - 09:06

Policia e Kosovës ka sqaruar sado pak rastin e vetëvrasjes që ndodhi të premten në repartin e Gjinekologjisë në QKUK.

Policia thotë se rasti është raportuar në orën 13:45, atëherë kur viktima femër, për shkaqe ende të panjohura është hedhur nga kati i tretë i repartit të Gjinekologjisë.

“Si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë”, thotë Policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Ndërsa, Express të premten ka raportuar vazhdimit për vdekje dhe inicialet e viktimës, janë B.S

B.S ishte bërë nënë para një muaji ndërsa foshnja e saj po vazhdon të qëndrojë në klinikën e Neonatologjisë, shkruan Express.