I mashtroi zyrtarët komunalë duke ua marrë 480 euro

Kronika January 05, 2018 - 22:03

Një i ri nga Ferizaj kishte bërë një plan ambicioz për mashtrim që gati sa nuk e realizoi në tërësi.

Ai shkoi në Drejtorinë e Arsimit në Gjilan dhe duke u prezantuar si zyrtar i një organizate e mashtroi një zyrtar duke i marrë 400 euro.

Kurse një drejtori të një shkolle i mori 50 të tjera.

Mirëpo, ai pasi kreu mashtrimet u zbulua e u arrestua. /KlanKosova/