Detaje të reja rreth vetëvrasjes së lehonës në Gjinekologji

Kronika January 05, 2018 - 17:57

Gruaja që i dha fund jetës duke kërcyer nga kati i katërt i klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, është bërë nënë para një muaji ndërsa foshnja e saj pritej që të lirohej ditën e martë nga klinika e Neonatologjisë.

Gazeta Express ka mësuar inicialet e viktimës B.S, ndërsa foshnja e saj gjendet ne Neonatologji. Mësohet se foshnja ka pasur gjendje të rëndë pas lindjes por pas tretmanit mjekësor është pritur që të lirohet ditën e martë nga spitali.

“Fillimisht ka qenë gjendje e rëndë, ka pasur asfiksion perinatal. Por sot është në gjendje stabile dhe është parashiku që të lirohet nga spitali të martën.", kane thene zyrtare brenda Klnikes se Neonatologjise në QKUK për Gazetën Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Drejtori i Emergjenës në QKUK, Basri Lenjani, i cili tha se rreth orës 14:00, kjo femër është sjellur në Emergjencë por pas 30 minutave ka ndërruar jetë.

Gruaja nuk ka qenë paciente në QKUK, por  vetëm shoqëruese e foshnjës së saj në Neonatologji, pasi që e njëjta kishe lindur para një muaji.

“Ju informojmë se Qendrën Klinike Universitare ka ndërruar jetë  një grua, pasi që dyshohet se ka rënë nga katet e sipërme të Klinikës Gjinekologjikë Obstetrike.

Viktima e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj, nuk ka qenë paciente në QKUK, por  vetëm shoqëruese e foshnjës së saj në Neonatologji, pasi që e njëjta kishe lindur para një muaji.

Për rastin janë njoftuar organet e hetuesisë dhe policisë të cilat tani po merren me rastin”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, transmeton Gazeta Express.