Prizren: Policia ndalon veturën për kontroll rutinor por gjen një armë

Kronika January 05, 2018 - 10:55

Mbrëmë rreth orës 23:00 policia ka ndaluar veturën e tipit “Golf” në Prizren, në të cilën ndodheshin katër persona të njohur për Policinë e Kosovës. Gjatë kontrollimit të veturës policia gjeti një pistoletë të cilën e sekuestruan ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pasi që personat ishin të njohur për policinë për vepra të ndryshme, është ushtruar kontroll në kërkim të gjësendeve ilegale me ç’ rast tek njëri është gjetur një pistoletë e llojit EKOL Aras Magnum e cila është sekuestruar”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor për 48 orë.