“Duam drejtësi për djalin tonë!”, Shkodra në këmbë për të përcjellë Florenc Beqirajn

Kronika December 29, 2017 - 15:33

Duket sikur e gjithë Shkodra është çuar në këmbë këtë të premte për të nderuar një djalë që ka lindur atje, por që tragjikisht humbi jetën në mënyrë misterioze në Francë.

Sfondi në qiell është i errësuar, ashtu si fytyrat e familjarëve, miqve dhe qindra qytetarëve që kanë marshuar drejt varrezave, për të përcjellë trupin e Florenc Beqirajt.

Ashtu si edhe dje, kur arkivoli i 23 vjeçarit preku tokën shqiptare, edhe këtë të premte karkasa ishte e mbuluar me një flamur shqiptar dhe qindra qytetarët që kanë marrë pjesë në udhën drejt banesës së fundit të Florencit, duket sikur e “skuqin” edhe më shumë flamurin.

Në sy bie menjëherë ajo çka ndodhet përpara trupit të Florencit Beqirajt, një pankartë e madhe ku stampuar është fytyra e tij dhe një mesazh domethënës që nuk i kërkon llogari flamurit shqiptar, më shumë sesa shtetit dhe qeverisë që e përfaqëson.

“Duam Drejtësi për Djalin Tonë”.

Një mesazh i shkurtër, por një kërkesë e madhe që deri më sot nuk ka gjetur përgjigje./Gazeta Express/

Image

Image