Prokurori kërkon dënimin e deputetëve të Vetëvendosjes

Kronika December 29, 2017 - 10:29

Valdet Gashi, prokuror i rastit ka kërkuar dënimin e deputetëve të Vetëvendosjes për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës.

Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që të pandehurit të dënohen sipas ligjeve në fuqi.

Sipas Prokurorit, dëshmitë e dëshmitarëve dhe provat tjera e tregojnë se të dyshuarit e kanë kryer veprën.

Ndërsa Hedije Ademi, avokatja e Albi Kuriti, ka thënë se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me vepër penale por me bindje politike.

Sipas saj, prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë se Albin Kurti, ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.

Ajo kërkoi që Albin Kurti të shpallet i pafajshëm e po ashtu ka kërkuar qe t’i ndërpritet masa e paraburgimit, pasi që tash e tutje edhe mos prezenca e tij në seancë nuk e pengon procedurën penale.

Sot pritet të jepet fjala përfundimtare për këtë rast.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli po akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.