Plagos një person pasi gjuan 9 herë me armë në aheng, prokurori e lë të lirë

Kronika December 28, 2017 - 15:24

Të mërkurën në mesditë një person kishte shtënë nëntë herë me armë zjarri në një aheng në  një fshatë të Malishevës. Njëri nga plumbat e gjuajtur për qejf, ka përfunduar në trupin e një dasmori i cili ka mbetur i plagosur, merr vesh Gazeta Express.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gollubovc të Malishevës, ndërkohë që viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë në shtëpinë e shëndetit në Kijevë, për të vazhduar tretmanin në QKUK.

I dyshuari menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe është paraqitur në polici vetëm në mbrëmjen e djeshme. Ndonëse gjuajtja me armë në ahengje është e ndaluar me ligj, policia nuk e ka parë të arsyeshme ta mbajë në paraburgim të dyshuarin, që la të plagosur një person, duke e liruar në procedurë të rregullt./ Gazeta Express