“Basketistat” ndihmojnë përsëri të varfërit në Kosovë

Kronika December 27, 2017 - 11:32

Shoqata sportive dhe bamirëse njëkohësisht me emrin BASKETISTAT ka ndihmuar të varfërit në Kosovë edhe këtë vit.

Kjo shoqatë e formuar nga disa mërgimtar nga Kosova të cilët kanë shkuar nëLondër në vitet 90’ ta, kanë ndihmuar 73 familje të varfëra të cilat kanë përfituar pako ushqimore dhe higjienike, transmeton Klan Kosova.

Aktivitetet e tyre humanitare kanë filluar shumë vite më parë duke organizuar mbrëmje humanitare dhe duke grumbulluar mjete financiare. Me vite të tëra këto mjete i kanë dërguar në Kosovë ku përmes përfaqësuesit të tyre Z. Nexhmedin Belulit dhe Kryqit të Kuq të Kosovës kanë bërë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për shumë familje nevojtare.

Për punën dhe angazhimin e tyre humanitar, Kryqi i Kuq i Kosovës vitin e kaluar ka ndarë edhe mirënjohje për këtë shoqatë. Por mirënjohja më e madhe për këta njerëz të vullnetit të mirë dhe shpërblimi më i madh për ta është falenderimi i sinqert dhe nga shpirti i atyre që përfitojnë nga këto ndihma, i familjeve nevojtare, thuhet në komunikatën e dërguar, transmetonKlan Kosova.