Shtyhet gjykimi ndaj deputetëve të ‘Vetëvendosjes’

Kronika December 20, 2017 - 09:54

Një gjykim tjetër ku Beqir Kalludra është pjesë e trupit gjykues ka ndikuar që të shtyhet për një orë gjykimi i katër deputetëve të VV-së për lotsjellësin e hedhur në Kuvend.

Seanca e gjykimit që ishte paraparë të niste në orën 9: 00 është shtyrë në orën 10:00.

I pranishëm në Gjykatën Themelore të Prishtinës është deputeti Armend Zemaj që pritet të dëshmojë sot.

Sot pritet të dëshmojë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që mungoi në seancat tjera.

Më 1 dhjetor seanca kundër Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit, Albulena Haxhiut e Faton Topallit zgjati plot tetë orë.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. /Kallxo.Com/