Shqipëria përmbytet sërish, probleme në Lezhë dhe Laç

Kronika December 16, 2017 - 15:41

Si pasojë e shirave të fundit janë krijuar probleme të mëdha në qytetet e Lezhës dhe Laçit.

Për pasojë rreth 1 orë u bllokua qarkullimi i mjeteve në lagjen “11 Janari dhe Besëlidhja” në Lezhë.

Vështirësi janë krijuar edhe për këmbësorët për shkak se uji ka arritur deri në 20 centimetra, duke e bërë të pakalueshme.

Rrugët janë përmbytur edhe në Shëngjin duke krijuar vështirësi qarkullimi për banorët dhe mjetet.

Përmbytjet për shkak të shirave në Lezhë janë kthyer në një shqetësim për të disatin vit radhazi. përmbytjeve në disa zona, ka shkaktuar edhe problematika në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë.