Qëllohet një person i armatosur me thikë në aeroportin e Amsterdamit

Kronika December 15, 2017 - 18:27

Policia ushtarake holandeze qëlloi sot ndaj një personi të armatosur me thikë në aeroportin e Amsterdam-Schiphol, ku situata tashmë paraqitet e qetë, bëhet e ditur në Twitter.

”Burri u vu nën shënjestrën e të shtënave me armë nga policia ushtarake në Schihol pas kërcënimeve me thikë. Situatë e sigurtë”, postoi një mesazh në Twitter policia ushtarake, duke shtuar se ka situatën nën kontroll, pas arrestimit dhe kapjes së agresorit.