Shtime, arrestohet pasi nën kërcënimin e armës vodhi mbi 5 mijë euro dhe tre telefona

Kronika December 15, 2017 - 12:08

Dje në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, është arrestuar një person i gjinisë mashkullore nën dyshimin se sulmoi fizikisht dy viktimat meshkuj dhe nën kërcënim e armës ua ka grabitur portofolin me 5904 € dhe tre telefona.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia, transmeton Gazeta Express.